Krahu i Karemanit, sot do të mbajë kongresin e parë të Lëvizjes BESA

Maqedonia

Krahu i Karemanit, sot do të mbajë kongresin e parë të Lëvizjes BESA

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 10:50
Nexhbedin Karemani

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, krahu Nexhbedin Karemanit të opozitares Lëvizja BESA, sot do ta mbajë kongresin e parë të partisë, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Qendror, njofton Portalb.mk.

Nga partia njoftojnë se punimet do të fillojnë në orën 11:00, ndërsa pjesa protokollare do të zgjasë deri në orën 12:00

Edhe pse nëpër media lakohet emri i Afrim Gashit, për kryetar të ardhshëm të Lëvizjes BESA, ky i fundit për Portalb.mk, as nuk e mohon, por as nuk e pranon se do të dorëzojë kandidaturë.

Nga ana tjetër, Kongres të partisë ka paralajmëruar edhe krahu i Bilall Kasamit të Lëvizjes BESA, i cili pritet që të mbahet në Shkup më 24 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat