CIVIL: Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit

Maqedonia

CIVIL: Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:31
CIVIL

Qendra për liri – CIVIL ka reaguar në lidhje me përdhunimin e 13-vjeçares dhe kërkojnë nga Prokuroria Themelore të ngrit procedura që sot.

“Kërkojmë rezultate të dukshme në afat orësh, e jo ditësh, e së paku vitesh! Besojmë se në këtë moment flasim në emër të të gjithë qytetare(ë)ve të ndërgjegjshëm, prindërve, fëmijëve. Tmerri nëpër të cilin kalojnë fëmijët në sistemin jonjerëzor të institucioneve të cilat janë të obliguara për kujdesin e fëmijëve, rritjen, arsimin dhe mirëqenien, i kaloi kufijtë me rastin e fundit me përdhunimin dhe prostituimin e fëmijës 12 vjeçe! Mendjet e sëmura të individëve të punësuar në ato institucione, kanë shkatërruar jeta të tëra dhe kjo ndodh me vite, nëse jo edhe me dekada. Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit!”, thonë nga CIVIL.

Ata më te shtojnë se të gjithë ata që kanë përdhunuar fëmijë dhe e kanë prostituuar, menjëherë të ballafaqohen me fuqinë e plotë të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat