Akademi solemne në Shkup për Kosovën

Maqedonia

Akademi solemne në Shkup për Kosovën

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:27
Ilustrim

Kosovës dhe Maqedonisë I duhet komunikim dhe bashkpunim në fushën e arsimit, kulturës e shëndetsisë, Kështu u shpreh lideri i BDI-së Ali Aheti në Akademinë solemne, e cila organizua për nder të 10 vjetorit të pavarsisë së Kosovës. Sipas Ahmetit të dyja vendet duhet të mbeten në partneritet me aleatët perëndimorë.

Si shqiptar sigurisht që kemi arritur mjaft dhe këto të arritura duhet të na gëzojnë të gjithëve, këto të arritura janë si rezultat I angazhimit kolekti të tërë kombit shqiptr dhe aspak mos të devijojmë e as mos të hezitojmë por të mbetemi në partneritet të mbetemi në bashkpunim edhe me aleatët tanë që na ndihmuan sepse pa ndihmën e tyre sigurisht që numri I sakrificave por jo edhe i rreziqeve shumëfish do të ishte më i lartë – tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa vlersoi lartë kontributin që dhanë shqiptarët e Maqedonisë në rrugëtimin e shtetit të Kosovës, Sipas tij në 10 vitet e fundit, Kosova arriti shumë marëveshje dypalëshe me Maqedoninë.

Janë afër 3 miljon vajtje ardhje në këto dy rrugë që e lidhin Kosovën dhe kjo është dëshmia më e mirë e intenzitetit të komunikimit tonë një komunikim vllazror që prej kohës një komunikim I cili vazhdonte të ishte ë një kohë të vështir kur Prishtina ishte një qendër ku krijoheshin elitat, pse jo edhe që jeni ktu pikërisht keni frymuar dhe jeni edukuar atje – tha Ylber Hysa, ambaador I Kosovës në Maqdoni.

Qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës janë duke u përgaditur për mbledhjen e përbashkët, nismë kjo që erdhi pas takimit në Prishtinë mes kryemnistrave Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat