Sindikalistët në Maqedoni nuk pajtohen për rritjen e moshës së pensionit

Maqedonia

Sindikalistët në Maqedoni nuk pajtohen për rritjen e moshës së pensionit

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:26
Ilustrim

Sindikata e pavarur e punonjësve dhe inxhinierëve në ndërtimtari dhe ajo e “MAKAM TRANS”, sot deklaruan se aspak nuk pajtohen që të rritet mosha e pensionit.

Në konferencë për mediat, Atanas Trajkovski nga Sindikata e pavarur e punonjësve në ndërtimtari deklaron se një gjë e tillë për ta është e papranueshme dhe nuk do të ndalojnë me kërkesat për të drejtat e punëtorëve.

“Mbesim absolutisht kundër rritjes së moshës së punës për të gjithë punëtorët posaçërisht punëtorëve të ndërtimit dhe profesioneve tjera të rënda të cilat janë tek ne dhe në përgjithsi në gjithë botën. Absolutisht jemi kundër rritjes së moshës së punës. Çka duan, drejtpërdrejt nga vendi i punës me sandëk të na dërgojnë. Atë e duan. E atë ne sindikatat e pavarura nuk do ta lejojmë”, tha Trajkovski.

Ndërsa, Strasho Jovanov nga Sindikata e pavarur MAKAMTRANS thotë se për momentin nuk ka nevojë që mosha për pension të jetë e lartë si për burrat ashtu edhe për gratë.

Sipas përfaqësuesve të Sindikatës së pavarur të punonjësve dhe inxhinierëve në ndërtimtari dhe asaj të MAKAM TRANS, Qeveria patjetër deri në fund të këtij viti të sillet ligj, ku burrat do të shkojnë në pension në moshën 60 vjeçare, ndërsa gratë në moshën 55 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat