Radev-Xhaferi: Bullgaria do ta mbështetë Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE

Maqedonia

Radev-Xhaferi: Bullgaria do ta mbështetë Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Radev-Xhaferi

Nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ka hapur mundësi të reja në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe tregon përkushtimin e Bullgarisë për t’i dhënë mbështetje Maqedonisë për qasje në NATO dhe BE.

Këtë sot e theksuan në takim presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Xhaferi në takim ka thënë se mbështetet në ndihmën e Bullgarisë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.

Ndërsa Radev ka shprehur kënaqësi nga takimi i sotëm, ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në Kuvendin e Maqedonisë dhe ka thënë se ndihma e aktiviteteve deri në zbatimin e saj duhet të jetë në vazhdimësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat