Dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, Hysa: Marrëdhëniet me Maqedoninë të shkëlqyera

Maqedonia

Dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, Hysa: Marrëdhëniet me Maqedoninë të shkëlqyera

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:25
Ylber Hysa

Lindja e shtetit të Kosovës nuk ishte e lehtë, por brenda dhjet viteve të shtësisë së sajë Kosova ka arritur të marr njohjen nga më shum se 100 shtete, të krijoj institucionet e saja demokratike dhe të jatë anëtare e ogranizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Kështu vlerëson në intervistën për TVM2 Ambasadori i Kosovës në Shkup Ylber Hysa, sipas të cilit  Kosova tanimë ka betonuar shtetësinë e sajë dhe është shëndrruar në realitet ballkanik dhe evropjan.           

“Këto dhjetë vite sado që kanë qenë të rënda në krijimin e institucioneve demokratike, ato nël fakt kanë njohur edhe ecijakjet e jashtme, sidomos të sotme në gjeopolitikën në të cilat ndodhet Kosova. Duke qenë një pjesë e realitetit ballkanik dhe evropjan ky shtet gradualisht është ngritur dhe tashmë pas vete ka lënë disa legjislatura pra disa zgjedhje të suksesshme, ka krijuar kohabitacione të ndryhsme duke tejkaluar drama dhe përvoja të ndryshme për një shtet të ri”, shprehet ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Sa u përket raporteve me shtetet fqinje ambasadori Hysa thot se problem i hapur mbetet me Serbinë, ndërsa me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë marrdhëniet janë të shkëlqyera.     
                                             
“Kosova ka më së shumti marrveshje bilateral me Maqedoninë dhe në këtë aspekt në një atmosferë të re të krijuar synojmë që permes një mbledhje të paralajmëruar të dy qeverive këtë nivel të raporteve bilaterale ta shpiejmë më lart, jo vetëm duke nënshkruar marrveshje të reja por edhe duke bashkëbiseduar për një pozicionim edhe më strategjik”, shprehet ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.       
                                                   
Ambasadori Hysa poashtu thekson angazhimin për përfundimin e autostradës Shkup-Prishtinë, hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç, dhe aplikimi i pikave të përbashkëta doganore.
 
Bashkëpunimit ndërshtetëror Maqedoni-Kosovë I kontribuojnë edhe subjektet politike shqiptare thot ambasadori I Kosovës, sipas të cilit përfaqësuersit politik të shqiptarëve në vend janë kontribues të stabilitetit dhe perspetktivës si dhe inspirtues të politikave euro-atlantike.
 
Ambasadori kosovar thot se dialogu me Sërbinë pritet të sjell deri te dokumenti i obligueshëm, që do të nënkuptonte heqje dorë i Serbisë nga Kosova.
 
Derisa sa i përket demarkacionit me malin e Zi, ai pret që kjo çështje të mbyllet së shpejti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat