“Gjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes”

Maqedonia

“Gjermania dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje për njohjen e lejeve të vozitjes”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Marrëveshja dypalëshe mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të vozitjes, është arritu, njofton “Deutsche Welle”. Sipas burimeve të njëjta, janë larguar pengesat e fundit dhe me këtë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani, lejet e tyre të vozitjes do të mund t’i shfrytëzojnë edhe atje.

Kjo është me rëndësi të veçantë për shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë shpërngulur atje, por edhe për ata të cilët udhëtojnë vazhdimisht për Gjermani.

Shtetet nga Ballkani të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe për rregullimin e kësaj çështje. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina një kohë të gjatë kanë pasur marrëveshje të tillë, ndërsa Maqedonia nuk e kishte.

Bisedimet mes ministrive kompetente nga Berlini dhe Shkupi, për rregullimin e çështjes së njohjes së lejeve të vozitjes kanë filluar para një dekade, gjegjësisht në vitin 2007.

Qytetarët e Maqedonisë në Gjermani vitin e kaluar inicuan një peticion online, me qëllim që të përshpejtohet njohja e lejeve të vozitjeve nga shteti gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat