Fazli Veliu me deklaratë bombë për bashkimin kombëtarë

Maqedonia

Fazli Veliu me deklaratë bombë për bashkimin kombëtarë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:40
Fazli Veliu

“Shpirtërisht kombi ynë është I bashkuar e do të shkojë drejt bashkimit fizik. Duam të mos ketë konlikt të ri sepse ne luftën e bëmë dhe e mundëm Serbinë e aleatët e saj, por le të dihet se djemtë që janë sot në qeveri, parlament, polici e ushtri, i zhveshin menjëherë teshat e do të vijnë në anën e popullit”, tha Fazli Veliu, nga SHVL UÇK.

Në kalendarin e historise se shqiptareve te Maqedonise, data e sotme u shenua me emrat e Muzafer Xhaferi, Shpend Mazrekaj, Njazi Siani, Qemal Shaqiri, Gazmend Arifi, Elham Curri, Ismet Bajrami, Sait Sejdiu dhe shumë të tjereve.

Data e sotme u shënua në histori me krismën e pare të Ushtrise Clirimtare Kombëtare, që solli epokën e ndryshimeve për shqiptarët e Maqedonise, ndryshime që erdhën me cmimin e larte të sakrificës. Në një akademi përkujtimore në Shkup u shënua kjo datë dhe sakrifica e dëshmorëve.

“Sot kur flasim me krenari për dëshmorët në tubime përkujtimore, e kur në heshtje mendojmë për sakrificën e tyre, kutoni se ata n a pyesin për gjendjen tonë, se ku jemi sot e sa kemi arritur ti realizojmë amanettet e gjakut të tyre të derdhur në altarin e Atdheut”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunes së Çairit.

“Patriot I vërtetë, nuk është ai që flet komëbarisht por ai që vepron kombëtarisht dhe vëllezërit e mi të varrosur së bashku me babain tim, janë ata që mbrojtën pragun e shtëpisë, ardhmërinë që sot shijojmë”, tha Liridon Bajrami, perfaqësues i familjarëve të deshmorëve.

“Isha duke menduar sa po e kryejmë detyrën tonë dhe sa arrijmë ne të përmbushim amanetin e dhëmsorëve të kombit. Nuk jam I sigurtë shumë. Mirëpo për një gjë jam I sigurtë. Sado gjatë të shkojë kalojmë nga ngjarjet që përjetuam e aq më të mira bëhen manifestimet që I përjetojmë në mungesë të dëshmorëve por në prezencë të tyre”, tha Hazbi Lika, përfaqësues i brigadave të UÇK-së.

“Shpend Mazrekaj, është emri që ka një betim, kur biem për trojet tona ne rilindim sepse është toka jonë, është meazhi që lëkundi kancelaritë e Evropës se ku flitet shqip i thonë Shqipëri. Sa më shpejt të pranohet ky fakt, aq më mirë se në të kundërtën, nuk ka qetësi as në Ballkan e as në Europë”, tha Nesim Haradinaj, UÇ e Kosovës.

“Shpirtërisht kombi ynë është I bashkuar e do të shkojë drejt bashkimit fizik. Duam të mos ketë konlikt të ri sepse ne luftën e bëmë dhe e mundëm Serbinë e aleatët e saj, por le të dihet se djemtë që janë sot në qeveri, parlament, polici e ushtri, i zhveshin menjëherë teshat e do të vijnë në anën e popullit”, tha Fazli Veliu, nga SHVL UÇK.

Që në mëngjes, u bënë homazhe në varrezat ku pushojne përjetësisht dëshmorët e Kombit, për të nderuar edhe familjet e dëshmorëve për këtë sakrificë sublime të bijve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat