Bujar Osmani: Abdilaqim Ademi la gjurmë të përjetshme për këto ditë që po i jetojmë sot

Maqedonia

Bujar Osmani: Abdilaqim Ademi la gjurmë të përjetshme për këto ditë që po i jetojmë sot

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:10
Bujar Osmani

“Vdekja e pamëshirshme që na mori nga gjiri yn njeriun i cili ishte një bir, një baba, një mik një veprimtarë dhe një bashkë partiak.

Kur po e përcjellim për në banesën e fundit, të dashurin tonë në emrë të BDI-së, më lejoni të theksojë se kemi humbur njeriun që dha ndihmesë të pa çmuar në përpjekjet tona shumë vjeçare për tu bërë zot të vetvetes.

Abdylaqim Ademi la gjurmë të përjetshme për këto ditë që jetojmë sot, mbi të gjitha ishte njeri, që në rini u bë krah i fortë i familjes, por edhe pjesë e organizatës ilegale të rinisë që kërkonte drejtësi për shqiptarët, dhe nga viti 2001 e gjejmë në radhët e para të betejës kombëtare për barazimin e shqiptarëve në Maqedoni, por Abdylaqim Ademi le gjurmë të pashlyeshme, gjurmë të përjetshme në këtë hapërim tonë të sigurt për ditë edhe më t’mira.

Prezenca juaj këtu janë provë dhe mirënjohje  për këtë punë dhe përkushtim. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm dhe të shefit të shtabit zgjedhor për disa palë zgjedhje Qima ishte pjesë e motorit të fuqishëm që na çoi nga fitorja në fitore.

Si bartës i funksioneve të larta shtetërore dhe kombëtare, si deputet, si zv/kryeministër, si ministër i Ekologjisë dhe në fund i Arsimit Abdilaqim Ademi bëri qëne shqiptarët të ndjemë për të mirë  dorën e shtetit dhe pushtetit. Një vargë shkollash e projektesh, e jo më larg se vjet themelimin e Universitetit Nënë Tereza janë projektet që firmën e njeriut të butë e të urtë Abdilaim Ademi.

Në këtë fornt të hapur e të puëve dhe projekteve i le përgjys do të bëjmë çmos që aza ti çojmë në vend si amanet i yti i pashkruar.

Qimë, po na ikë në botën tjetër të rëndë, e shumë e rëndë është dhimbja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat