Zaev me telegram ngushëllimi për familjen Ademi

Maqedonia

Zaev me telegram ngushëllimi për familjen Ademi

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:47
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish zv kryeministrit, Abdilaqim Ademi, dërgoi telegram  ngushëllimi familjes së tij.

“Lajmin për vdekjen e tij e pranuam me pikëllim. I respektuari, Abdilaqim Ademi si zv.Kryeministër i Republikës së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes kornizë, ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, ka lënë shumë përkushtim në formimin dhe zhvillimin e institucioneve të shoqërisë tonë”, ka shkruar mes tjerash Zaev në telegram ngushëllimin dërguar familjes Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat