Bytyqi: Ademi ishte i përkushtuar drejtat e shqiptarëve - Bota Sot
Bytyqi: Ademi ishte i përkushtuar drejtat e shqiptarëve

Maqedonia

E mërkurë, 20 qershor 2018

Bytyqi: Ademi ishte i përkushtuar drejtat e shqiptarëve

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:21
Abdilaqim Ademi

Ministëri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit për vdekjen e Abdilaqim Ademit, duke thënë se me humbjen e Ademit, skena politike shqiptare në Maqedoni dhe ajo shqiptare në përgjithësi humbi një njeri të përkushtuar për mirëqenien dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në shtetin Maqedon.

“Ademi u shqua si njeri i përgatitur dhe i përkushtuar në të gjitha pozitat e larta shtetërore që iu besuan, e veçanërisht për ofrimin e një arsimi cilësor për gjeneratat e reja gjatë kohës sa ishte ministër i Arsimit në Republikën e Maqedonisë. E gjithë vepra e tij jetësore dhe vlerat e larta njerëzore e bëjnë Abdilaqim Ademin një figurë që do të mbetet në kujtesën kolektive shqiptare. 

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushllimit të ministrit Bytyqi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test