Paraburgim për një student jordanez në Shkup, iu gjetën lëndë narkotike

Maqedonia

Paraburgim për një student jordanez në Shkup, iu gjetën lëndë narkotike

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 9 shkurt të këtij viti ka kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat tjera të M.A (29), student nga Jordania.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 133,75 gram marihuanë, 19,85 gram amfetamin, 26 tableta ekstazë-mdma, një peshore digjitale me gjurmë marihuane dhe amfetamine, si edhe një pasqyrë me gjurmë amfetamine dhe kokaine.

Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjetën personat GJ.A (31) nga Kumanova dhe ZH.M (20) nga Tetova, ndërsa në shtëpi është futur edhe D.S (19) nga Shkupi te i cili u gjet marihuanë. Që të katërtit janë privuar nga liria. Studentit nga Jordania i është caktuar paraburgim 30 ditorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat