Kryetari bullgar Radev në vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Kryetari bullgar Radev në vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 09:24
Rumen Radev

Prej ditës së sotme kryetari bullgar Rumen Radev do të qëndrojë në vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë. Radev në shtetin tonë ka arritur me thirjen të kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov.

Ai do te jetë i mirëpritur në mënyrën më të lartë, me nderime ushtarake, para kabinetit të kryetarit të shtetit Ivanov, ndërsa më vonë do të ketë takime ballë për ballë me zyrtarë të shtetit.

Radev dhe Ivanov nesër do të kenë takim me pjesëtarët e Odat Ekonomike të të dy shteteve.

Kryetari bullgar në Maqedoni ka arritur në shoqëri të dy prirësve fetar, të cilët do te jenë pjesë e delegacionit të tij. Siç është e ditur Kisha ortodokse e Maqedonisë-Arkipeshkia e Ohrid kërkon që Kisha ortodokse bullgare (KOB) të bëhet kishë udheheqëse e tyre.

Radev në interviste për agjencionin bullgar, lidhur me viziten e tij në Maqedoni, potencoi që pozitën qe e ka marrë kryesia e shtetit maqedon konsiderohet si një pikë kthimi.

”Kjo e fundit, i ka dhënë një mundësi, një perspektive të re, në të cilën ne në Bullgari, prej kohesh kemi qenë të hapur. Duhet që të bejme që njerëzit, në të dy anët e kufjive, ato të Maqedonisë dhe Bullgarisë, me të vërtetë të ndjehen si vëllezer”, deklaroi Radev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat