Emri, detajet e negociatave larg syve të opinionit

Maqedonia

Emri, detajet e negociatave larg syve të opinionit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:19
Flamuri i Maqedonise dhe ai i Greqise

Recetë për dështim është që negociatat të zhvillohen përmes mediave në Maqedoni dhe në Greqi.

Ky është qëndrim i zv/kryeministrit për euro – integrime, Bujar Osmani, i cili mendon se nëse në këtë moment dalin në opinion detaje, procesi do të dëmtohet. Për këtë arsye, qeveritë e të dy vendeve nuk do të zbulojnë detaje para qytetarëve.

“E di se jemi nën presion të opinionit, e di se qytetarët janë duke pritur, e di se është në frymën e  transparencës. Megjithatë, më besoni se  model për dështim janë negociata që zhvillohen në opinion dhe para kamerave”, tha Osmani.

Me qëndrim të njëjtë dje doli edhe kryeministri Zaev i cili tha se 3 nga 7 pozitat fillestare të negociatave u mbyllën. Edhe pse nuk zbuloi detaje, ai deklaroi se bëhet fjalë për pikat më të thjeshta, krahasuar me 4 pikat e tjera të cilat ende nuk janë zgjidhur. Si Osmani ashtu edhe Zaev tha se publikimi i detajeve në publik nuk do të japë rezultate pozitive, përkundrazi, mund t’i shkaktojë dëm procesit të negociatave.

“Unë e them këtë si informacion, si inkurajim se ka çështje që kanë lëvizur përpara. Ndoshta, ato kanë qenë më të lehta, por është mirë. Ky është sinjal dhe inkurajim për ne, është inkurajim edhe për palën greke se mund të gjendet një zgjidhje. Kuptohet se, pozitat thelbësore janë shumë më të rëndësishme. Emri, Kushtetuta a do të ndryshohet apo jo, gjuha dhe gjëra të tjera që përmenden atje. Dhe në fund siç e dini, qytetarët në referendum do ta konfirmojnë këtë. Dashtë Zoti të gjejmë një zgjidhje që të mund të dalim në referendum”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, Andreja Stojkovski nga Qendra e Maqedonisë për edukim evropian, tha se detyra më e vështirë për Maqedoninë, në qoftë se e zgjidh kontestin dhe i fillon negociatat me BE-në, do të jetë sundimi i së drejtës. Si shembull ai e theksoi termin “shtet të robëruar” i cili tani vlen për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët janë kandidatë për hyrje në BE, i cili për të parën herë u shfrytëzua për Maqedoni, në vitin 2015.

“Në strategjinë shfrytëzohet termi “shtete të robëruara”, duke aluduar për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nëse mendojmë mirë, në vitin 2015, termi “shtet i robëruar” për herë të parë ishte përdorur për Maqedoni”, Andreja Stojkovski, QMEE.

Negociatat mes të dy vendeve zyrtarisht filluan me takimin në Vjenë mes shefave të diplomacive, Dimitrov dhe Koxias me ndërmjetësuesin Metju Nimic. Pritet që negociatat të vazhdojnë në Sofje në margjinat e takimit të ministrave të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat