Ministria e Bujqësisë i tërhoqi 96 vendime për shitjen e plehrave

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë i tërhoqi 96 vendime për shitjen e plehrave

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:23
Lupço Nikollovski

Në proces është kontrolli i përforcuar nga ana e të gjitha institucioneve për cilësinë e materialit të farës dhe lëndëve të para, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ministria resore dhe inspeksionet po kryejnë kontrolle të cilësisë, sepse bujqit nga rajoni i Strumicës dyshojnë në cilësinë e tyre.

Ai informoi se nga kontrollet e tanishme janë tërhequr një numër i madh i vendimeve për shitjen e plehrave.

"Nga Ministria janë tërhequr 96 vendime për shitjen e plehrave për vitin 2016. Kontrolli ynë vazhdon edhe për vitin 2015, por dhe për vitin 2017. Edhe Ministria edhe komisionet edhe institucionet do të vazhdojnë me punë në atë pjesë dhe vlerësoj se me rrumbullakësimin e gjithë këtij procesi opinioni do të ketë me shumë informacione. Atë që mund ta konfirmoj është se 96 vendime të dorëzuara tanimë janë tërhequr", deklaroi ministri Nikollovski.

Vendimet janë tërhequr për shkak të mosrespektimit të sasive të deklaruara të materieve ushqyese bimore, në të shumtën e rasteve azoti, kaliumi dhe fosfori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat