Selmani dyshon në reformat në sektorin e mediave në Maqedoni

Maqedonia

Selmani dyshon në reformat në sektorin e mediave në Maqedoni

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:40
Naser Sulejmani

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Sulejmani ka deklaruar se ka frigë pasi që reformat në RTVM do të bëhen sipas pazareve dhe marrëveshjeve ndërpartiake.

Në lidhje me rizgjedhjen e Cvetkovskit në krye të RTVM-së, Selmani thotë se është lëshuar mundësia e mirë që të përballemi si shoqëri me sfidat.

Sipas tij, njerëzit në Maqedoni më shumë kanë lojalitet ndaj partisë se sa ndaj interesit të qytetarëve dhe interesit publik.

Selmani theksoi se SHGM-ja do ta përcjell procesin e reformimit në media, dhe se do të reagoj kur të sheh se këto reforma nuk bëhen sipas standardeve evropiane dhe interesave të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat