Borë në disa rajone të Maqedonisë

Maqedonia

Borë në disa rajone të Maqedonisë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Borë me intensitet të dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Gostivar, por momentalisht nuk paraqet pengesë për zhvillimin e qarkullimit, informoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit diku-diku me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve të “Rrugët e Maqedonisë”.

Në pjesët verilindore dhe lindore rrugët janë të lagështa. Në pjesët qendrore dhe jugore të vendit rrugët janë kryesisht të thata, informoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat