Stoltenberg apelon për fleksibilitet në negociatat për emrin

Maqedonia

Stoltenberg apelon për fleksibilitet në negociatat për emrin

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:49
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot bëri thirrje për fleksibilitet për negociatat me emrin në Maqedoni. 

"Në vitin 2008 në Bukuresht vendosëm që ta ftojmë Maqedoninë në NATO, sapo Shkupi të zgjidhë çështjen për emrin me një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Deri tani nuk ishte e mundur arritja e zgjidhjes për këtë çështje. Shpresoj se iniciativat aktuale do të sjellin një zgjidhje të tillë. Qeveria e re në Shkup tregon gatishmëri për fleksibilitet. Dëshiroj që të jem shumë i kujdesshëm në periudhën e ardhshme lidhur me atë nëse do të arrihet pajtim, sepse kjo tashmë për vite të tëra është një çështje e hapur. Apeloj për fleksibilitet", shtoi Stoltenberg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat