SHGM dhe Komisioni për qasje të lirë në informata të karakterit publik do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Maqedonia

SHGM dhe Komisioni për qasje të lirë në informata të karakterit publik do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:35
Ilustrim

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Komisioni për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik do të nënshruajnë memorandum bashkëpunimi.

Komisioni sqaron se me këtë memorandum do të realizohen trajnime për gazetarët për shfrytëzim efikas të mundësive ligjore për qasje të lirë në informacione të karakterit publik.

Gjithashtu trajnime do të bëhen për fushata publike që do të kontribuojnë që institucionet të bëhen më transparente për gazetarët dhe qytetarët si shfrytëzues të të drejtës së garantuar me Kushtetutë për qasje të lirë në informata të karakterit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat