Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 08:39
Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se është shpallur ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër.

Komunikacioni në përgjithësëi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, ndërsa në vendet më të larta ka prani të dëborës nëpër rrugë.

Borë me intensitet të dobët ka në Dibër, Mavrovë, Strazhë, Presekë dhe Strugë.

LAMM-ja i udhëzon shoferët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat