Matematika e gabuar e Azirit - Bota Sot
Matematika e gabuar e Azirit

Maqedonia

E diel, 18 shkurt 2018

Matematika e gabuar e Azirit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:08
Valmir Aziri

 Ndaj akuzave për ndarjen e padrejtë të mjeteve të Ministrisë së Kulturës, sekretari shtetëror në këtë ministri, Valmir Aziri, është munduar të arsyetohet duke u thirrur në sasinë e mjeteve që, sipas tij, do t’i takojnë projekteve shqiptare.

“Për ata që ankohen, kur buxheti i Ministrisë së Kulturës për shqiptarët është mbi 30% nga 1.7 miliardë denarë i pyes publikisht, çfarë shikoni në këtë foto?”, ka pyetur Aziri. Megjithatë, shifrat për aktivitetet kulturore në lëminë e muzikës i përgënjeshtrojnë matematikat e Azirit. Nga 95 milionë denarë sa janë paraparë për të përkrahur projekte muzikore, prej tyre vetëm 10.750.000 denarë shkojnë për muzikën shqiptare, ose me përqindje kjo i bie afër 11%.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test