Struga dhe Ohri bashkarisht në panairet e turizmit

Maqedonia

Struga dhe Ohri bashkarisht në panairet e turizmit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:28
Ilustrim

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) ka realizuar një takim ndërmjet kryekomunarëve të Ohrit dhe Strugës, respektivisht Jovan Stojanovskit dhe Ramiz Merkos.

Sipas APMT-së, në takim me Merkon është arritur pajtim që të fillohet me promovimin dhe mbështetjen e përbashkët të turizmit, respektivisht pjesëmarrje të përbashkët në panaire, parasegjithash në atë të Tiranës.

Ndërsa me Stojanovski është diskutuar pjesëmarrja e përbashkët në panaire për turizëm, duke i dhënë përparësi Panairit të turizmit në Serbi, që konsiderohet me rëndësi, pasi që shumica e turistëve në Ohër vijnë nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat