Rruga Mavrovë-Dibër lëshohet në qarkullim të sërishëm, pas orteqeve të mbrëmshme dhe sotme

Maqedonia

Rruga Mavrovë-Dibër lëshohet në qarkullim të sërishëm, pas orteqeve të mbrëmshme dhe sotme

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Ekipe të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, të përforcuara nga maqineria e institucioneve dhe firmave tjera të rajonit Dibër, Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, në mesditë e përshkuan ortekun e dëborës në rrugën Mavrovë-Dibër, që në mbrëmjen e djeshme dhe në mëngjesin e sotëm bllokoi plotësisht rrugën pranë Manastirit të Mbigurit Shën Jovani.

Kryetari i komunës Mavrovë-Rostushë, Medat Kurtovski deklaroi se orteku i dytë që ndodhi këtë mëngjes rreth orës 05:00 ishte shumë më i madh së orteku i mbrëmshëm. Ai konstatoi se tani rruga është e hapur për komunikacion të lirshëm.

Megjithatë, për shkak të ortekut që ndodhi ditën e djeshme, në afërsi të pompës se benzinit “Makpetrol” në Rekën e Poshtme, ende ka rrezik për përsëritjen e orteqeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat