Del para gjyqit, gjyshi i Tamarës që tentoi ta vret ish-ministrin Todorov

Maqedonia

Del para gjyqit, gjyshi i Tamarës që tentoi ta vret ish-ministrin Todorov

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 09:01
Nikolla Todorov

Sot në Gjykatën Penale fillon seansa e re dëgjimore për rastin e gjyshit të Tamarës nga Velesi, Ljupço Stojanovski, i cili akuzohet për vrasje në tentativë të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Para gjygjit duhet të paraqiten ekspertizat e reja psikiatrike të ISP “Spitali i Psikiatrisë – Shkup” nga të cilët duhet të përcaktohet nëse i akuzuari ka llogaritur në kryerjen e veprës penale.

Më 1 qershor të vitit të kaluar, Sostajnovski gjuajti në ish-minstrin e Shënetësisë, Nikolla Todorov, pas vdekjes së mbesës së tij, Tamarës, që priste të operohej jashtë shtetit. Ai është i akuzuar për tentimvrasje dhe për përpunim të paautorizuar, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese.

Për shkak të rrezikut të ikjes dhe përsëritjes së veprës penale, i akuzuari mbetet në parapurgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat