Maqedonia radhitet në vendin e 56-të të Indeksit të përparimit

Maqedonia

Maqedonia radhitet në vendin e 56-të të Indeksit të përparimit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 08:36
Ilustrim

Në listën e indeksit të përparimit për vitin 2017 Maqedonia është radhitur në vendin e 56-të nga 149 vende të përfshira në këtë listë.

Kjo tregon se Maqedonia është në nivelin më të lartë të radhitjes, që nga viti 2007 e këndej. Në vitin 2016, Maqedonia u radhit në vendin e 53-të, pra ka patur një rënie për tre vende.

Në 25 vendet e para është vetëm Sllovenia nga vendet e Ballkanit.

Lista përgatitet nga Instituti Legatum, Londër, që bazohet në 104 variabla, si vlerat tradicionale, ekonomia, norma e punësimit, etj. Në vendin e parë është Norvegjia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat