Cvetkovski rizgjedhet drejtor i RTVM-së

Maqedonia

Cvetkovski rizgjedhet drejtor i RTVM-së

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 08:30
RTVM

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) vazhdon me traditën e ndryshimeve të ngadalshme dhe afatgjata, pasi që drejtori i tanishëm, Marjan Cvetkovski është rizgjedhur që të jetë drejtor ekzekutiv.

Cvetkovski është i njohur për refuzimin që të emitojë bisedat e përgjuara të njohura si “bombat” e Zaevit.

Mandati i tij mbaron në mars të këtij viti, kurse këtë funksion e ka që nga viti 2012. Mandati i drejtorit dhe zv.drejtorit të RTVM-së ësht tre vite, me mundësi të rizgjedhjes.

Zv.drejtor është zgjedhur Harun Ibraimi. RTVM-ja vazhdon të ketë rejting më të ulët në Maqedoni dhe gjithnjë e më pak shiques të programeve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat