OBRM-PDUKM-ja: Huamarrja është bërë mekanizëm i funksionimit të Qeverisë Zaev

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja: Huamarrja është bërë mekanizëm i funksionimit të Qeverisë Zaev

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj huamarrjeve të Qeverisë së tanishme, duke e akuzuar se kjo Qeveri funksionon vetëm me mekanizmin e huamarrjes.

Sipas tyre, nga fillimi e deri tani, Qeveria Zaev ka marrë gjithsej 636 milionë euro, siç thonë, përfshi 36 milionë euro të sotme.

Kjo parti deklaron se huamarrja bëhet në mënyrë të pakontrolluar dhe të pabazë, dhe se qytetarët nuk kanë dijeni se për çfarë merren këto para hua, ndërsa do të duhet të paguajnë interes.

Njiherit, OBRM-PDUKM-ja e thërret Qeverinë që të mos vazhdojë me huamarrje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat