Këto janë vendimet e Qeverisë së Maqedonisë në seancën e 54-të të saj - Bota Sot
Këto janë vendimet e Qeverisë së Maqedonisë në seancën e 54-të të saj

Maqedonia

E mërkurë, 22 gusht 2018

Këto janë vendimet e Qeverisë së Maqedonisë në seancën e 54-të të saj

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:04
Mbledhja e Qeverisë së Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur seancën e 54-të me radhë ku janë diskutuar disa çështje, si edhe janë marrë disa vendime, të cilat do t’i sjellim më poshtë.

Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Dispozitës për kriteret për subvencionimin e duhanit, që u mundëson prodhuesve të duhanit më shumë subvencione, duke filluar nga korrja e vitit 2017.

Dy investime të jashtme do të mbështeten në hyrjen e tyre në Maqedoni. Bëhet fjalë për kompaninë e ilaçeve, “Sagen”, e cila do të ketë lehtësime për marrjen me qira të tokës ndërtimore, si edhe për kompaninë “VIK” në Zonën teknologjike industriale zhvillimore në Prilep.

U miratua raporti i Ndërmarrjes publike për menaxhimin me pyjet, “Pyjet e Maqedonisë” që ka të bëjë me harxhimet rreth aksionit “Dita e Drurit”, si edhe për mbjelljen e palmave. Në këto raste janë harxhuar 17,8 milionë euro dhe 31 milionë denarë shtesë.

Qeveria bëri të ditur se është pranuar Raporti për përparimin në realizimin e projekteve të Vendimit të UNESCO-së për rajonin e Ohrit, pra udhëzimet e UNESCO-së janë pranuar.

Qeveria vendosi nxjerrjen në ankand të Mercedesit 600 mijë eurosh të vlerë nga Qeveria Gruevski.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test