Orteku bllokon rrugën Mavrovë-Dibër, shpallen ndalesa komunikacioni në disa drejtime rrugore

Maqedonia

Orteku bllokon rrugën Mavrovë-Dibër, shpallen ndalesa komunikacioni në disa drejtime rrugore

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Raportimet më të reja flasin për probleme të shtuara në vazhdimësi në komunikacionin rrugor në Maqedoni, si rezultat i të reshurave të dendura të borës, sidomos në perëndim të vendit.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është bllokuar tërësisht komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër për shkak të ortekut të dëborës.

Ndalesë për lëvizjen e veturave është shpallur në kalimin malor Gjavatë.

Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda dhe autobusëve ka për në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, pastaj Strugë-Qafëthanë, Mavrovë-Dibër, Strazhë-fshati Kolare, si edhe në kalimet malore Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

Të reshura bore ka në Tetovë, Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Krushevë, Kërçovë, Brodin maqedonas, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat