Bllokohet rruga Kriva Pallankë-Kumanovë, proteston një grup qytetarësh - Bota Sot
Bllokohet rruga Kriva Pallankë-Kumanovë, proteston një grup qytetarësh

Maqedonia

E mërkurë, 15 gusht 2018

Bllokohet rruga Kriva Pallankë-Kumanovë, proteston një grup qytetarësh

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Rruga Kriva Pallankë-Kumanovë

Rruga Kriva Pallankë-Kumanovë është bllokuar në të dy drejtimet për shkak të një proteste të rreth 50 personave, bën të ditur Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Deri te ky bllokim ka ardhur pasi që të punësuarit e fabrikës “Viebo” thonë se nuk i kanë marrë rrogat dhe protestojnë për këtë qëllim.

250 punëtorë të kësaj firme nuk i kanë marrë tre rrogat e fundit, dhe asnjë kompenzim tjetër, pasi që mbetëm pa punë. Menaxherja kishte premtuar se do të paguhen rrogat, dhe se ka kompani të interesuara për ta blerë firmën “Viebo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test