Maqedoni, planifikohen ndryshime në Ligjin për furnizime publike

Maqedonia

Maqedoni, planifikohen ndryshime në Ligjin për furnizime publike

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:13
Ilustrim

Propozim ligji i ri për furnizime publike parashikon ndryshime të konsiderueshme në drejtim të tejkalimit të dobësive të vërtetuara në sistemin për furnizime publike, harmonizim me sugjerimet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian dhe përmirësimin e transparencës, informojnë nga Byroja për furnizime publike.

Në vend të “çmimit më të ulët” si kriter i vetëm për furnizimet publike, siç ka qenë deri më tani, me një nga ndryshimet e parashikuara me Propozim ligjin e ri si kriter për ofertë më të volitshme vendoset “oferta më e volitshme ekonomike”, gjegjësisht raport më i mirë mes çmimit dhe cilësisë – vlerë më e mirë ose qasje e profitabilitetit më të madh.

Në raportet dhe analizat e saj Komisioni Evropian, sektori civil dhe bashkësia e biznesit në vazhdimësi kanë pasur vërejtje për shfrytëzimin e kriterit “çmimi më i ulët” si kriter i vetëm.

Si shembuj janë theksuar furnizimet e ilaçeve dhe nevoja tjera mjekësore, kur furnizimi i ilaçeve më të lira dhe materialit mjekësor në mungesë të kriterit – cilësisë, mund të ketë pasoja të dëmshme mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve. I njëjtë është edhe rasti me furnizimin e ushqimit për kopshtet, shkollat, spitalet, ku cilësia e ushqimit duhet të ketë prioritet mbi çmimin më të ulët, e cila mund të ketë pasoja të dëmshme mbi shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat