Timonie flet për bisedimet Maqedoni-Greqi

Maqedonia

Timonie flet për bisedimet Maqedoni-Greqi

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 09:30
Kristian Timonie

Në një mega intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Flaka” ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie ka shpalosur qëndrimet e shtetit që përfaqëson rreth zhvillimeve politike në relacionin Maqedoni – Greqi sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit.

Timonie vlerëson pozitivisht rolin e dy kryeministrave të dy vendeve, duke shtuar që kryeministrat Zaev dhe Cipras tregojnë një vullnet dhe guxim të pashoq, që sipas mendimit të tij, është shenjë dalluese e burrështetasve.

“Kryeministrat e të dy vendeve tregojnë një vullnet dhe guxim të pashoq, që sipas mendimit tim, është shenjë dalluese e burrështetasve. Shpresojmë që ky guxim do të vazhdojë edhe më tej dhe që llogaritjet dritëshkurta nuk do të ndikojnë në sabotimin e zgjidhjes, e cila do të mund të arrihej. Kjo zgjidhje duhet të sqarohet dhe qartësohet sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të konsiderohet si fitore e të dy vendeve dhe të gjitha palëve”, shprehet në intervistën për Flaka, ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat