Taravari: Kemi bërë shumë punë, edhe pse ka pasur obstruksione

Maqedonia

Taravari: Kemi bërë shumë punë, edhe pse ka pasur obstruksione

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 22:14
Arben Taravari

100 ditë qeveri , i prezantoi Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari. Ai tha se kam realizuar katër prioritet kryesore që i dhashë në fushatën zgjedhore, si depolitizim të arsim, deponi, uji i pijshëm dhe ambienti i pastër.

Kryetari i komunës së Gostivarit, njoftoi se është prishur një kontratë e dëmshme me parterin privat për parkim zonal, me të cilën qytetarët e Gostivarit dëmtoheshin për çdo muaj nga mbi 5 mijë euro. 100 ditët e qeverisjes së Komunës nga ana Arben Taravarit, ish kryetari i Gostivarit Nevzad Bejata, i ka quajtur si 100 ditë dështimi, njofton TV21.

“Sot do ti numërojmë të gjitha te arriturat tona, fatkeqësia jonë ishte se nuk e gjetëm buxhetin e komunës 2013, kur profesori Rufi Osmani, ati… në mënyrë të pa rregullt ja mori mandatin ja la arkën e përplot, kurse unë e gjeta të zbrazur , njësoj sikur profesori Osmani, 2009 me plot borxhe, pos kësaj kishim shumë obstruksione plot pengesa në funksionimin tonë, nëpërmjet të shumicës në këshill”,tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat