Radikalizohen protestat e “Eurokompozit”, të punësuarit paralajmërojnë protest para Qeverisë

Maqedonia

Radikalizohen protestat e “Eurokompozit”, të punësuarit paralajmërojnë protest para Qeverisë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:00
Ilustrim

Të punësuarit në kompaninë e cila është në pronë të shtetit “Eurokompozit” e bllokuan rrugën magjistrale Prilep-Manastir.

Pas grevës njëjavore, ata sot i radikalizuan protestat duke e bllokuar për një orë këtë rrugë.

Ata mbeten me kërkesat e njëjta – pagimi i pagës bruto dhe marrja e kontributeve që nuk i kanë marrë qysh nga muaji qershor i vitit 2012. 

Thonë se do të vazhdojnë me protestat dhe se e shqyrtojnë mundësinë ta shprehin pakënaqësinë e tyre para Qeverisë në Shkup. 

Të punësuarit konsiderojnë se këtë kompani punon në mënyrë të paligjshme dhe se për vetëm gjashtë muaj, udhëheqësia e re ka bërë mashtrime të shumta, për çka është ngritur padi penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat