Të reshura shiu e dëbore do ta përfshijnë Maqedoninë edhe këtë javë

Maqedonia

Të reshura shiu e dëbore do ta përfshijnë Maqedoninë edhe këtë javë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

Nën ndikim të valës së lagësht nesër do të ketë reshje shiu përgjatë Vardarit, në pjesët e tjera reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore borë. Më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe juglindore ku do të bien mbi 30l/m2.

Siç kumtoi DPHM, shtresa e borës do të rritet, në viset malore do të jetë më e konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë prej -5°C e deri në 9°Cs.

Në Shkup mot i ngjashëm me 0°C dhe 6°C ajo e ditës.

Të mërkurën dhe të enjten në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë reshje bore të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatare.

Pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të mërkurën prej -1°C deri në 10°C, të enjten dhe të premten prej -8°C deri në 7°C, gjegjësisht 11 °C, të shtunën -9°C deri 14 °C, ndërsa të dielën -7°C deri në 15°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat