Ohër, e moshuara humb jetën nga zjarri

Maqedonia

Ohër, e moshuara humb jetën nga zjarri

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Një e moshuar ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu sot në mëngjes banesën e saj në rrugën “Turistiçka” në Ohër. Zjarri është raportuar nga fqinjët e saj në orën 7:05 minuta.

Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin të penguar përhapjen e tij në banesa të tjera të pallatit. Por për të moshuarën nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Ohrit, ku është konstatua vetëm vdekja e saj. Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një rast aksidental dhe zjarri mund të jetës shkaktuar nga një cigare e pashuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat