Zaev fton biznismenët turq të invesojnë në Maqedoni

Maqedonia

Zaev fton biznismenët turq të invesojnë në Maqedoni

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:44
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se Maqedonia gjithmonë i ka dyert e hapura për biznesmenët turq, duke i ftuar ata të investojnë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se Maqedonia gjithmonë i ka dyert e hapura për biznesmenët turq, duke i ftuar ata të investojnë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vizitës së tij në Turqi, Zaev mori pjesë në një darkë pune të organizuar mbrëmë nga Unioni i Odave dhe Berzave të Turqisë (TOBB) në Ankara.
 

Në fjalën e tij, Zaev theksoi se Turqia dhe Maqedonia kanë lidhje të forta miqësore që datojnë nga e kaluara, duke shtuar se synojnë që vëllimin tregtar prej 475 milionë dollarëve mes dy vendeve ta rrisin në një miliard dollarë.
Kryeministri maqedonas tha se punojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen biznesmenët turq në Maqedoni.
 

“Turqia mbështet fuqimisht integrimin e vendit tim në institucionet euroatlantike. Pas pavarësisë, Turqia u bë mbështetësi ynë më i madh. Dyert tona janë gjithnjë të hapura për biznesmenët turq. Si kryeministër, unë ndaj një të tretën e kohës për biznesmenët, kurse gjysmën e kohës së ndarë për biznesmenët e ndaj për biznesmenët turq”, tha Zaev.
 

“Unë kam punuar me biznesmenë turq kur vetë punoja në fushën e biznesit. Prej dhjetë vitesh nuk marrim taksa. Madje, ne paguajmë disa nga shpenzimet e punëtorëve. Ejani dhe investoni. Nga kryeministri i Maqedonisë, ministrat dhe deputetët, u dërgojmë ftesë të hapur biznesmenëve turq”, apeloi kryeministri Zaev./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat