Gligorov: Duhet të ketë dy fitues në çështjen e emrit, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Maqedonia

Gligorov: Duhet të ketë dy fitues në çështjen e emrit, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:10
Kiro Gligorov

Vlladimir Gligorov, djali i ish-kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorov, konsideron se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të ketë dy fitues.

Në një deklaratë për gazetën greke “Proto Tema”, 73 vjeçari Vlladimir Gligorov e vlerëson pozitive atë që Qeveria Zaev e ka hedhur poshtë ideologjinë e “antikitetit maqedonas” të pararendësit të tij, Gruevskit.

Gligorov vlerëson se çështja e emrit mund të zgjidhet në mënyrë të dinjitetshme politikisht, duke shtuar se edhe kushtetuta duhet të ndryshohet në pajtim me gjendjen e brendshme dhe në kuadër të përafrimit drejt BE-së, për t’u tejkaluar edhe çështjet e irredentizmit që Greqia i vë në pah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat