Kryesia e OBRM-PDUKM-së në takime me politikanë të Ballkanit

Maqedonia

Kryesia e OBRM-PDUKM-së në takime me politikanë të Ballkanit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:39
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dhe nënkryetari Aleksandar Nikoloski, do të marrin pjesë në një miniturne në rajon duke realizuar kështu takime direkte me politikan nga Slovenia, Kroacia e Serbia.

Janë paraparë takime me kryetarin e SDS dhe ish kryeministrin sloven Janez Jansha, kryetarin e HDZ dhe kryetarin serb Alekandar Vuciq.

“Në takime do të bisedohet për situatën në rajon, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes partive, me këtë OBRM-PDUKM punon në drejtim të përmirësimit të raporteve mes vendeve në rajon”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat