Edhe Pançe Angellov ka dorëzuar kërkesë për amnisti

Maqedonia

Edhe Pançe Angellov ka dorëzuar kërkesë për amnisti

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:38
Sulmuesi i ministres Radmilla Sheqerinska

600 të dënuar deri tani kanë dalur nga burgu, ndërsa 200 të tjerë presin vendimet për amnisti nga gjykatat që edhe ato të dalin në liri. Kurse të tjerët që do të mbeten në burg dhe të cilët përfshihen me ligjin për amnisti, do t’u ulet dënimi për 30 për qind.

Edhe sulmuesi i ministres Radmilla Sheqerinska, në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për amnisti.

Avokati i tij për Telma tha se kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë, duke shtuar se beson se plotësohen kushtet që klienti i tij të fitojë 30 për qind ulje të dënimit.

Pançe Angellov u dënua nga gjykata me katër vite burg, pasi tërhoqi për floke Radmilla Sheqerinska, e cila atëherë ishte vetëm deputete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat