Janushev: Zaev të ketë kujdes me çështjen e identitetit

Maqedonia

Janushev: Zaev të ketë kujdes me çështjen e identitetit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 21:35
Igor Jahnushev

“LSDM dhe BDI sikur garojnë se kush do të lëshojë më shumë pe pa u bërë vlerësim për pasojat ndaj interesave kombëtare”, deklaroi në konferencë e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Jahnushev.

Sipas tij shqetësuese janë deklaratat e Artan Grubit, i cili më herët tha se problemi më i madh nuk është vetëm forma e emrit, por edhe pjesa tjetër e marrëveshjes që ka të bëjë me çështjet e identitetit.

“Deputeti i koalicionit qeverisës i cili bisedoi me Nimicin vetë përmendi se problemi më i madh nuk është emri, por pjesa e mbetur e marrëveshjes që ka të bëjë me identitetin, gjuhën, kombësinë dhe përdorimin e përkthimit”, tha Janushev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat