Gjermania do t’i dhurojë edhe 16 makina MPB-së

Maqedonia

Gjermania do t’i dhurojë edhe 16 makina MPB-së

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:20
Ilustrim

16 makina të reja Gjermania do t’i dhurojë Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë. Makinat do të dedikohen për Departamentin për punët kufitare dhe migrim.

Nga MPB informojnë se nesër zv.ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Marko Akvatiçi, do t’ia dhurojë donacionin ministrit Oliver Spasovski.

Në shkurt të vitit të kaluar, Gjermania i dhuroi Maqedonisë katër makina “Dacia Daster” për të njëjtin departament.

Atëherë ambasadorja gjermane në Maqedoni, Christina Althauzer, deklaroi se donacioni bëhet me qëllim që të forcohen kapacitetet teknike të policisë kufitare dhe lehtësimin e punës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat