Rrëhohet ura, dhjetëra turistë mbeten të bllokuar në Prilep

Maqedonia

Rrëhohet ura, dhjetëra turistë mbeten të bllokuar në Prilep

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 18:23
Prilep

Dhjetëra turistë nga Prilepi kanë mbetur të bllokuar në fshatin Storvija, pasi sot është rrënuar ura në afërsi të fshatit Gostrazhni.

Sipas mediave maqedonase, Komuna e Dollnenit ka dërguar mekanizëm për sanimin e dëmeve, por nuk dihet sa kohë do të duhet që të rregullohet ura dhe autobusët e turistëve të kalojnë në anën tjerët.

Rasti është paraqitur edhe në polici dhe zyrtarët nga stacioni policor Ropotovo, kanë dalur në terren.

Vendasit rastin e kanë raportuar edhe në shtabin e krizave në Prilep, por siç thonë, nuk kanë marrë asnjë ndihmë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat