MASH: Do të ketë reforma në arsimin sipëror

Maqedonia

MASH: Do të ketë reforma në arsimin sipëror

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:42
Aziz Pollozhani

Përfaqësues nga të gjitha Universitetet publike te vendit në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences janë duke punuar në krijimin e verzionit final të ligjit te ri për arsim sipëror duke eliminuar të gjitha mangësite qe jane evidentuar ne ligjin paraprak.

Rektori i UNT-së Aziz Pollozhani, thote se nevojitet nje debat me gjithperfshires, sidomos per pjesen e financimit. Sipas tij  meqe modeli  aktual është i stërvjetëruar,  nevojitet azhurim madje edhe përmirësim te modelit të financimit të Universiteteve, qe me automatizem do te nekuptonte  me shume mjete per ta avancuar arsimin sipëror.
 
“Profesorët për të hyrat e tyre të mos varen shumë nga studentët sepse ajo në mënyrë direkte i bën më të lëndueshëm ndaj komponentës që mandej reflektohet në cilësinë e studimeve dhe kjo gjë duhet të shqyrtohet dhe të zgjidhet modeli më i mirë. Për ta përmirësuar modelin financiar nënkuptohet mjete më shumë për arsimin e lartë në arritjen e këtij objektivi të kycet edhe Qeveria, politikat arsimore, tu japim prioritet më të lartë”, tha Aziz Pollozhani, rektor i UNT-së.
 
Ndërkohë sipas Zv/ministrit të Arsimit Arbër Ademi ,nga diskutimet me përfaqësuesit e Universiteteve vecmë është arritur të qartësohen disa segmenete të autonomisë universitare, administrative por ka shumë gjëra që edhe më tej po debatohen për gjetjen e zgjidhjeve adekuate.
 
“Ka gjëra të cilat duhet të ndryshohen dhe eliminohen në tërësi. Ne në komunikim me Universitetet jemi duke rrumbullkasuar zgjidhjet që janë konkrete dhe përkojnë me nevojat e institucioneve të arsimt sipëror”, tha Arbër Ademi, Zvministër i Arsimit.
 
Deri më datë 6 shkurt profesorët kishin mundësi që deri tek MASH, ti paraqesin vërejtjet e tyre dhe të njejtat të inkorporohen për krijimin e një ligji sa më praktik në sferën e arsimit sipëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat