Shumica e qytetarëve të Maqedonisë e duan anëtarësimin në NATO dhe BE

Maqedonia

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë e duan anëtarësimin në NATO dhe BE

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Nëse nesër do të mbahej referendum për hyrje të Maqedonisë në BE 64.2% e qytetarëve janë përgjigjur “për” derisa e njëjta përqindje vlenë edhe për NATO, pasiqë 66% prej tyre kanë thënë “po”.

Këtë e tregon rezultati i treguar nga anketa Institutit për Hulumtime Politike e bërë nga 16 deri më 21 dhjetor të vitit 2017 duke anketuar kështu 1.113 qytetarë të vendit.

Gjithësejt 45.5% të të anketuarve mendojnë se raportet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, ndërsa 15.5% e tyre mendojnë se do të përkeqësohen.

Nëse nesër mbahet referendum për hyrje në Nato, “kundër” janë deklaruar 15.3% kurse “nuk e di” janë përgjigjur 18.7% ndërkohë që për të njejtën pyetje në vitin 2016 70.7% e tyre kan qenë për hyrje në Nato derisa 21.4% kanë qenë kundër.

Në këtë anketë qytetarëve ju është vënë si pyetje se si i vlerësojnë raportet ndërqytetare mes Maqedonisë dhe Greqisë 23.3% janë deklaruar si të mira, 37.6% deri diku mirë, 22.6% deri diku keq, 10.2% keq dhe 6.3% nuk e di.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat