Ja kush janë deputetja dhe kryetari i komunës që mbrëmë përjetuan aksident të rëndë

Maqedonia

Ja kush janë deputetja dhe kryetari i komunës që mbrëmë përjetuan aksident të rëndë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:14
Meri Lazarova, Pero Kostadinov

Si pasojë e motit të keq mbrëmë në rrugën Demir Kapi – Udovë ndodhi një aksident i rëndë me ç’rast u aksidentuan një deputete dhe një kryetar komune të Maqedonisë.

Sipas portaleve në gjuhën maqedonase, bëhet fjalë për deputeten e LSDM-së, Meri Lazarova dhe kryetarin e komunës së Valandovës, Pero Kostadinov.

Deputetja për shkak të plagëve më të rënda menjëherë është transportuar drejt Klinikave të Shkupit, gjegjësisht në klinikën e neurokirurgjisë, pas lëndimeve në kokë dhe trup, por ajo sot siç u raportua është në gjendje të mirë.

Deri tek aksidenti erdhi kur makina “Opel Corsa”, që e drejtonte deputetja ka përfunduar në një masë të madhe të dheut dhe gurëve që kishin rrëshqitur në rrugë. Nga shpejtësia e madhe dhe përplasja e fuqishme makina e tyre është rrokullisur.

Edhe MPB ka informuar për aksidentin e rëndë që sipas raportit policor ka ndodhur dje rreth orës 18.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat