Politikani shqiptar ndjehet i mashtruar, thotë se kjo parti u formua për t’i përçarë shqiptarët

Maqedonia

Politikani shqiptar ndjehet i mashtruar, thotë se kjo parti u formua për t’i përçarë shqiptarët

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:06
Rufi Osmani

Partia PDSH është krijuar për ti përçarë shqiptarët që ishin të bashkuar vetëm në një parti, në PPD-në, pas pavarësimit të Maqedonisë e vetmja kohë kur ka pasur vetëm një parti shqiptare. Një nga “përçarësit” e asaj kohe, ish lideri i RDK-së, profesori universitar Rufi Osmani në emisionin “Në mbrëmje me Agim Poshkën” ka pranuar se ka qenë i manipuluar ta bëjë këtë gjest “në emër të çështjes shqiptare”.

Ai thotë që PDSH ishte produkt i një pazari politik në mes ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe ish presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov për të mbuluar aferën e armëve, aferë e cila ndodhi në vitet 1992-93.

Dëshmia e Osmanit përmban informata se si ish guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ylber Vrioni dhe një zyrtar i lartë i PD-së, Shqipërisë Shaban Memia e kanë bindur atë se PPD është parti e tradhtarëve ndërsa Osmani duhet t’iu bashkëngjitur personave që përçanë subjektin e parë politik në Maqedoni, PPD-në në vitin 1996 dhe krijuan PPDSH-në, apo PDSH-në e sotme fillimisht në krye me Arben Xhaferin e më pas Menduh Thaçin.

“Më thanë se ne do jemi fryma atdhetare kundër një fryme “tradhtare” që identifikoheshe me Nevzat Halilin, Mitat Eminin… Këto akuza për tradhtinë e tyre nuk u dëshmuan asnjëherë, madje nga këto akuza pësoi Mitat Emini të cilit iu thye edhe krahu gjatë një situate delikate. PPDSH gjente alibi për këtë konfrontim politik që e bëmë, duke thënë se ky është interes i popullit shqiptarë dhe se kjo na rekomandohet ta bëjmë”, ka sqaruar Osmani duke shpalosur sipas tij, të vërtetën e prishjes së PPD-së. Për më shumë detaje shikoni videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat