Për pesë vite kazinot dhe bastoret qarkulluan 1,4 miliardë euro

Maqedonia

Për pesë vite kazinot dhe bastoret qarkulluan 1,4 miliardë euro

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:20
Ilustrim

Kazinot dhe bastoret në Maqedoni në pesë vitet e punë kanë qarkulluar 1,4 miliardë euro. Siç njoftoi 25vesti, kjo është shuma e cila është paraqitur si të hyra, kurse shumë më e vogël është shuma e cila është paraqitur si fitim.

Të gjitha kazinot dhe bastoret në vend për pesë vite kanë fitim prej 56,5 milion euro.

Të hyrat në kazino dhe bastore gjatë pesë viteve të fundit janë në rritje, por fitim nuk e ndjek të njejtën tempo.

Viti Të hyra në milion euro Fitimi në milion euro
2012 207,0 10,2
2013 254,2 13,1
2014 280,2 8,4
2015 297,0 9,3
2016 357,0 15,5

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat