Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në kalimin në Gjavato është larguar sot në mëngjes në orën 08:45, njoftojnë nga LAMM.

Ndërsa ndalesa për lëvizjen e makinave të rënda ka në kalimin në Strazhë, si dhe në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër dhe fshati Shipkovicë-Kodra e Diellit.

Në aksin Shipkovicë-Kodra e Diellit për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur në 40 metra.

Komunikacioni në rrugët tjera zhvillohet në rrugë të lagura. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Krushevë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, Presekë, Kriva Pallankë, Stracin, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod, Dibër dhe Prilep.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat