Reshjet e borës vështirësojnë komunikacionin në disa rrugë në Maqedoni

Maqedonia

Reshjet e borës vështirësojnë komunikacionin në disa rrugë në Maqedoni

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 19:49
Maqedoni

Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, si dhe në kalimin malor Strazhë ka ndalesë për lëvizje të makinave të rënda. Prej orës 17:50 ndalesë për lëvizje të makinave të rënda ngarkuese ka edhe në kalimin në Presekë.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë njoftoi se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura. Ndërsa reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, Presekë dhe Zheleznec.

Në drejtimin rrugor fshati Shipkovicë – Kodra e Diellit për shkak të mjegullës, shikueshmëria është ulur deri në 30 metra.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat